Deputetja e PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Ganimete Musliu, ua ka vendosur në bankën e parë të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje nga një flamur kombëtar.
Musliu këtë veprim e ka bërë derisa po mbahet seanca konstituive e Kuvendit.
Nuk është dëgjuar nëse ka thënë diçka, por e ka bërë këtë me arsyetimin se deputetët e LV-së e kanë harruar që ta marrin flamurin kombëtar me vete.
Musliu kishte ironizuar edhe mbrëmë kur kishte thënë se është mirë që nesër të shkojë për t’ua zënë vendet fituesve të zgjedhjeve.
“Tash në krejt këtë mesele, është mirë na nesër me u çu herët e me shku me t’i nxanë ulëset kryesore në Kuvend siç u patën çu herët e na i patën uzurpu ulëset VV e LDK në kohën e VLAN-it. A po i’u kujtohet???”, ka shkruar Musliu.