Grenelli, mesazh të njëjtë për Kosovën edhe nga selia e LDK-së

Mesazh të njëjtë ka dhënë për Kosovën i dërguari i Posaçëm i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, nga selia e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Aty u takua me kryetarin e LDK-së Isa Mustafa, ku theksoi se po qëndron larg çështjeve politike. Tha se “ne nga Amerika s’jemi të interesuar të përfshihemi në politikë, por të përqendrohemi në çështjet ekonomike”.

Reklama e sponzorizuar

Grenelli, transmeton Koha.net deklaratat e tij, theksoi se në Kosovë duhet rritur vendet e punës.

“Dua të theksoj se administrata e Trumpit është shumë e lumtur dhe ka qenë e suksesshme në rritje të ekonomisë. Prandaj, energjia këtu duhet rritur. Duhet rritur vendet e punës në Kosovë, Serbi e në regjion”, tha Grenelli para mediave që ishin pranë selisë së LDK-së.

Grenelli, tha se në takim është diskutuar edhe se në një të ardhme të afërt do të punojnë edhe për projekte të reja.