PISA: Si përformuan nxënësit kosovarë në lexim, matematikë dhe shkencë?

Kosova edhe për vitin 2018-të, ka mbetur në vendin e njëjtë sikurse në vitin 2015, sa i  përket aftësisë së nxënësve kosovarë në testin e PISA-s, duke u renditur sikurse edhe herën e kaluar vetëm në vendin e tretë prej fundit.

Këtë vit, në mesin e 79 vendeve në botë që kanë marrë pjesë në testimin e PISA-s, Kosova zuri vendin e 77-të, duke performuar gati më së dobëti, e duke lënë mrapa vetes vetëm Republikën Dominikane dhe Filipinet, përcjell Buletini Ekonomik.

Nxënësit e Kosovës përgjatë këtij testimi të PISA-s kanë treguar aftësi të dobëta në tri fushat kryesore që PISA ka testuar nxënësit në mbarë botën, si në Lexim, ku kosovarët kanë shënuar vetëm 353 pikë, në Matematikë 366 pikë dhe në Shkencë vetëm 365 pikë, pikë këto që nuk janë as te mesatarja kryesore e vendeve pjesëmarrëse në këtë testim.

Reklama e sponzorizuar

Ndërkaq, nxënësit shqiptarë në Shqipëri, treguan një nivel më të kënaqshëm në krahasim me kosovarët, duke u renditur kështu në vendin e 61 në mesin e 79 vendeve që u testuan. Njësoj është rasti edhe me nxënësit nga Bosnjë e Hercegovina, të cilët mbetën vetëm një vend prapa Shqipërisë, pra në vendin e 62-të.

Rezultate më të larta, e performancë më të mirë në testin e PISA-s, treguan edhe vendet e rajonit si: Serbia, Mali i Zi, Kroacia, Greqia, dhe Rumania.

Ndërkohë, top pesëmbëdhjetëshen e vendeve me përformancën më të lartë të studentëve të tyre e treguan këto vende:

  1. B-S-J-Z, Kina
  2. Singapori,
  3. Macao (China)
  4. Hong Kongu (China)
  5. Estonia,
  6. Kanada,
  7. Finlanda,
  8. Irlanda,
  9. Korea,
  10. Polonia,
  11. Suedia,
  12. Zelanda e Re,
  13. Shtetet e Bashkuara të Amerikës,
  14. Japonia dhe
  15. Australia. /Buletini Ekonomik/