Podujeva për herë të parë bëhet me semaforë
Qytetarët e Podujevës sot kanë marrë një lajm të mirë. Për herë të parë në qytetin e tyre janë vendosur semaforët.
Edhe pse është një nga qytetet më të mëdha në Kosovë, Podujeva pas 20 viteve liri do të jetë e pajisur me semaforë.
Semaforët janë vendosur në rrugën ‘Zahir Pajaziti’ dhe do të jenë funksional shumë shpejtë për vozitësit.