Prishtina në mesin e dhjetë qyteteve me ajrin më të ndotur

Ajri i ndotur në Prishtinë

Kryeqyteti i Kosovës sot është një ndër dhjetë qytetet më të ndotura në botë.

Ndotësit e ajrit aktualisht janë koncentruar në shtresat e ulëta të atmosferës, kjo sepse aktualisht nuk ka qarkullim ajror si rezultat i kushteve meteorologjike që po mbretërojnë mbi rajon, bën të ditur Prishtina Weather.

Në renditjen e qyteteve me ajrin më të ndotur, përveç Prishtinës, janë edhe disa qytete tjera të rajonit si Shkupi, Beogradi, Sofia dhe Sarajeva që prin e para.

Reklama e sponzorizuar

Momentalisht kemi një paraqitje më reale të gjendjes së ajrit në kryeqytet për shkak të monitoruesve shtesë të IPKO’s, që do të thotë nuk varemi vetëm nga një stacion i ambasadës së SHBA’së.

Ndërkohë, sipas matjeve të cilësisë së ajrit nga matësit e ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, norma ishte 160, në orën 09:00 të mëngjesit të sotëm, e që del të jetë më të vërtetë ajër i pashëndetshëm.

Sipas matjeve të përditshme të cilësisë së ajrit, rezulton se në sezonin e dimrit, qyteti i Prishtinës po zhytet në smog, që paraqet ndotje të kombinuar të ajrit me gazra.

Ditë më parë, Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit në Kosovë në një raport të saj ka bërë të ditur se çdo vit në stinët vjeshtë dhe dimёr shënohen ngritje të vlerave ndotëse në ajër.