Rrënimi i objekteve të ndërtuara pa leje, është duke u cilësuar si procedurë urgjente në Prishtinë.
Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës. Adonis Tahiri po zhvillon ‘luftë të ashpër’ me ndërtimet pa leje në kryeqytet.
Tahiri është zotuar se fat i njëjtë do t’i pret të gjitha objektet për të cilat veprohet ndryshe me ligjet në fuqi.
Thuhet se javë më pare Kuvendi i Komunës së Prishtinës kishte hapur tenderin për rrënim të objekteve të ndërtuara pa leje, duke e cilësuar si procedurë urgjente.
Duhet theksuar se për tenderin me titull “Rrënimi i objekteve te ndërtuara pa leje – procedurë emergjente” me vendndodhje “Ne Prishtine sipas kërkesave te zyrtareve te Autoritetit Kontraktues” fillimisht ishte parashikuar të shpenzoheshin 45.000 euro.
Pas tenderit është bërë e ditur se kishin aplikuar tri Operator Ekonomik që kishin ofruar çmime prej më të vogël se shuma e paraparë, e deri tri herë më të madhe se ajo.
Në njoftimin e bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet se shuma më e ulët e ofruar ishte 31.480 euro ndërsa më e larta 127.100 euro.
Fituese ka dalë “AGRO INVEST 1 ” SH.P.K. nga Komuna e Suharekës e cila edhe ka ofruar çmimin më të ulët,shkuan arbresh.info.
Kujtojmë se muaj më parë Drejtoria e Inspeksionit në Komunën e Prishtinës ka rrënuar disa kate të objekteve që nuk e kanë respektuar vendimin e komunës për ndërtim, përcjell albinfo.ch.