Punonjësit në rezidencën e familjes Rugova u paguan nga rezervat shtetërore

Nga rezervat shtetërore, Qeveria e Kosovës këtë vit ka ndarë mijëra euro për t’i paguar punonjësit në rezidencën presidenciale “Ibrahim Rugova”, përcjell Buletini Ekonomik.

Vendim ky që ishte marrë nga Ministria e Kulturës, në krye me ministrin tashmë në largim, Kujtim Gashin, i cili nga fondet rezervë të shtetit pagoi disa punonjës me kontrata për shërbime të veçanta në Rezidencën Presidenciale “Ibrahim Rugova”.

Sipas raportit të shpenzimeve të Qeverisë për periudhën janar-shtator 2019, nga rezervat shtetërore për familjen Rugova, Qeveria Haradinaj, pra më saktësisht Ministria e Kulturës ndau 57 mijë e 944 euro.

Reklama e sponzorizuar

Ky vendim për ndarjen e këtyre mjeteve për këta punonjës në këtë rezidencë ishte marrë më datë 7 maj po të këtij viti, pra 2019.

Ndryshe, në fillim të qeverisjes Haradinaj rezervat shtetërore numëronin plotë 4.8 milionë euro, ndërsa në fund të mandatit të tij si kryeministër i vendit ato ranë në vetëm 157 mijë euro. /Buletini Ekonomik/