Tahiri: Me Ligjin për Zyrtarët Publikë kemi ndaluar një kancer për sektorin publik

Koordinatori nacional për reforma në Qeverinë në largim, Besnik Tahiri në emisionin “Blic interview” me Astrit Gashin ka theksuar se Ligji për Paga e ka penguar anarkinë që ka ekzistuar tash e sa vjet.

Sipas Tahirit, Ligji për Paga nuk është një ligj antikushtetues, transmeton Klan Kosova.

Ai ka theksuar se me Ligjin për Zyrtarët Publik kemi ndalur kontratat mbi vepër.

Reklama e sponzorizuar

“Kontratat mbi vepër, janë kancer për sektorin publik. Dhe ne me këtë ligj e kemi ndaluar një gjë të tillë”, ka theksuar Besnik Tahiri.

Sipas Tahirit, me ligjin e ri i kanë forcuar kriteret për rekrutimin e njerëzve në pozita.

“70 për qind është vendosur që të poentohet testimi me shkrim, 20 për qind CV-ja dhe 10 për qind vlerësimi i komisionit. Dhe kjo bën, që të mos mund të ketë manipulim me punësimin e njerëzve”, ka theksuar Tahiri.

Tahiri ka theksuar se Albin Kurti tash e ka të gatshme krejt çështjen e pagave me Ligjin e Ri.

Duke e arsyetuar vonesën prej 9 muajsh për hyrjen në fuqi të Ligjit të Pagave, Tahiri ka theksuar kjo ka ndodhur për shkak të mungesës së buxhetit.