Gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2019, vetëm për pagat e sektorit publik janë shpenzuar hiç më pak se 457 milionë euro, apo 4 % më shumë se sa në nëntëmujorin e parë të vitit 2018, raporton Front Online.
Sipas të dhënave të siguruara nga Ministria e Financave shihet se për paga gjatë nëntëmujorit të parë të vitit 2018 ishin shpenzuar 439 milionë euro, e deri sa në periudhën e njëjtë të vitit 2017 për këtë qëllim ishin shpenzuar 410 milionë euro.