Ambasada e Britanisë bën thirrje që sa më shpejtë të kryehen negociatat për qeverinë e re

Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë e ka mirëpritur dekretin që sot e bëri presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi për Albin Kurtin si kandidat për kryeministër, raporton Gazeta Express.

Përmes një komunikate, nga kjo ambasadë shkruajnë se votuesit kosovarë kanë pritur tre muaj e gjysmë për këtë moment.

“Shpresa dhe dëshira e tyre për ndryshim, e shprehur në mënyrë të qartë me 6 tetor, meriton të respektohet”, thuhet tutje.

Reklama e sponzorizuar

Nga Ambasada e Britanisë kanë deklaruar se politikanët e zgjedhur të Kosovës dhe partitë e tyre duhet të tregojnë guxim dhe kreativitet në formimin e një qeverie që i pasqyron dëshirat e elektoratit.

“Politikanët e zgjedhur të Kosovës dhe partitë e tyre tani duhet të tregojnë guxim dhe kreativitet në formimin e një qeverie që pasqyron dëshirat e elektoratit. Ne bëjmë thirrje për përparim të shpejtë në negociata, në një frymë tolerance dhe partneriteti”, bëhet e ditur.