Ambasadorët e disa prej shteteve të QUINT-it tashmë kanë hyrë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës ku pritet të marrin pjesë në takimin që është duke u zhvilluar mes Kurtit e Mustafës.
Aty janë parë ambasadorët e Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Apostolova nga BE-ja si dhe përfaqësues nga ambasada italiane, ajo franceze dhe nga ambasada e SHBA-së.