Bajqinovci: Hardinaj ka shkelur ligjin kur ia ka vazhduar mandatin drejtorit të doganave

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka thënë se kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka shkelur rëndë ligjin, kur ka vendosur t’i vazhdojë mandatin drejtorit të përgjithshëm të Doganave të Kosovës.

Ai ka thënë se vendimi i Haradinajt për t’ia vazhduar mandatin drejtorit të Doganave të Kosovës, është shkelje e rëndë ligjore e radhës dhe veprim arbitrar, abuzim me detyrën e shpërdorim i funksioneve e të mirave publike.

Bajqinovci ka thënë se Qeveria në ardhje do të ndalojë këto abuzime me pasurinë e të mirat e përbashkëta.

Reklama e sponzorizuar