Avokati Besnik Berisha ka shpjeguar se s’ka pasur takim ndërmjet zyrtarëve të Lidhjes Demokratike dhe atyre të Vetëvendosjes në shtëpinë e Isa Mustafës. Ka thënë se të gjithë këto lajme për një takim të tillë në “ranch” janë të pavërteta.
“Sa lehte i besojme lajmet “ekskluzive” ne kete vendin tone, anipse shume nga keto jane vec hamendesime, madje nganjehere edhe trillime. I tille eshte edhe ai per takimin ne te ashtuquajturin ” Ranch”, ne mes te VV-se dhe LDK-se”, ka shkruar Berisha, i cili ka këshilluar Isa Mustafës sa ka qenë Kryeministër.
Për takimin në shtëpinë e Isa Mustafës është raportuar të premten mbrëma. Askush nga VV dhe LDK s’e ka mohuar takimin. Por, s’kanë dashur të japin detaje se ku janë takuar dhe pse s’janë marrë vesh për bashkëqeverisje.
Në Vetëvendosje kanë thënë se duhet të flasë nikoqiri i takimit derisa në LDK kanë thënë se s’mund të flasin pasi ashtu janë marrë vesh me Vetëvendosjen.
Herëve të tjera kur s’kishte marrëveshje, Albin Kurtit e xhironte një video dhe njoftonte publikun me rezultatin e bisedimeve, duke treguar edhe fajtorin pse s’po bëhet koalicioni.