OBT: Shqipëria kryeson me produktet bujqësore dhe fasonerinë

Bujqësia dhe fasoneria janë dy ndër sektorët që dominojnë eksportet shqiptare “Made in Albania”, në tregjet e huaja.

Raporti i publikuar së fundmi nga Organizata Botërore e Tregtisë (OBT) tregon një panoramë gjithëpërfshirëse duke evidentuar produktet kryesore të eksportit shqiptar.

Reklama e sponzorizuar

Sipas të dhënave nga ky raport, në total në vitin 2018, Shqipëria ka eksportuar rreth 2.9 miliardë dollarë produkte ndër të cilat dominojnë eksportet e prodhimeve nga manifaktura që zë pjesën kryesore me rreth 70%, më pas vijnë hidrokarburet dhe minierat me rreth 17% për të vazhduar me eksportet agrobujqësore që zënë rreth 12%.

Raporti evidenton se Shqipëria renditet në vendin e parë për eksportet e produkteve jo-bujqësore, që kapin shifrën e 227 milionë dollarëve në fund të vitit 2018. Në vend të dytë renditen eksportet e fasonerisë këpucët dhe artikujt e lëkurës, në vend të tretë vijnë kostumet për burra dhe në vend të katërt bluzat për burra a djem.

Raporti i OBT cilëson me peshë të rëndësishme edhe eksportin e energjisë elektrike.

Ndërsa eksporti i produkteve bujqësore, domatet e freskëta apo të shtypura, renditen në vend të parë, me rreth 38 milionë dollarë eksporte në vit. Më pas ndjekin perime të ndryshme, por me diferencë të ndjeshme nga vendi i parë në renditje. /ATSh