Gjatë nëntëmujorit të parë të vitit që lama pas janë rritur dukshëm shpenzimet në kategorinë buxhetore për mallra dhe shërbime deri janë rënë ato për shpenzime kapitale.
Në bazë të dhënave të siguruara shihet se gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti për investime kapitale janë shpenzuar 259 milionë euro, deri sa në periudhën e njëjte të vitit paraprak për këtë qëllim ishin shpenzuar 297 milionë euro, raporton Front Online.
Gjithashtu edhe shpenzimet në kategorinë buxhetore për mallra dhe shërbime gjatë nëntëmujorit të parë të këtij viti janë rritur dukshëm në raport me vitin paraprak, e ku në bazë të dhënave të siguruar shihet se për këtë qëllim ishin shpenzuar 166 milionë euro, nga 141 milionë euro sa ishin shpenzuar gjatë nëntëmujorit të parë të vitit 2018. /Front Online/