Sipas Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës, përgjatë 8 vjetëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 272 biznese të llojit Call Center.
Call Center llogaritet të jetë puna më fitimprurëse në Kosovë. Po ashtu janë bizneset që shpallin më së shumti vende të lira pune në Kosovë, ndërsa pagat mesatare të punëtorëve në to janë nga 500 deri në 1000 euro, pa përfshirë këtu bonuset që secili punonjës ka varësisht prej punës që kryen, shkruan albinfo.ch.
Sipas Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës, përgjatë 8 vjetëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 272 biznese të llojit Call Center.
Shumica e këtyre bizneseve, 153 sosh, funksionojnë në Prishtinë. 24 biznese të tilla janë aktive në qytetin e Vushtrrisë. Ndërsa po ashtu jo shumë larg nga Prishtina, 17 Call Center janë aktive në Fushë-Kosovë dhe 14 në Obiliq si dhe po ashtu 14 sosh veprojnë në Pejë.
Bastisje dhe hetime ndaj disa Call Center
Sipas të dhënave të ARBK-së trendi i tyre ka shënuar rritje. Vetëm vitin e kaluar janë hapur 84 qendra të thirrjeve derisa në muajit e parë të vitit 2019 janë hapur afër 50 biznese të reja të këtij lloji, shkruan albinfo.ch. Ndërkaq thirrjet bëhen kryesisht në vendet jashtë Kosovës, ato gjermanishtfolëse dhe funksioni i tyre është marketing ose shitje.
Por, ky numër mund të jetë edhe më i madh marrë parasysh ekonominë joformale në vend si dhe faktin që disa nga bizneset regjistrohen si biznese telekomunikimi dhe të tjera bëjnë pjesë në kategorinë e bizneseve për qendra telefonike.
Më 18 qershor Policia e Kosovës në bashkëpunim me Policinë dhe prokurorinë e Gjermanisë kishin bastisur disa Call Center në rajonin e Prishtinës dhe Ferizajt me qëllim gjetjen e dëshmive për kryerjen e veprës penale “Pastrim të Parave”.
Hetime edhe në Gjermani
“Prokuroria e Landit Saarland të Gjermanisë, ka filluar hetimet në drejtim të veprës penale “Mashtrim” të Kodit Penal gjerman, dhe aksioni është duke u zhvilluar në disa shtete të Evropës, pjesë e së cilës është edhe Kosova. Po ashtu, Prokuroria Speciale e Kosovës, njofton se nëse zbulohen fakte konkrete, do të fillojë hetimet ndaj pronarëve të këtyre qendrave në territorin e Republikës së Kosovës, në drejtim të veprës penale “Shpëlarje parash” thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Speciale për albinfo.ch.
Ndërkaq, Policia e Kosovës në një përgjigje me shkrim për albinfo.ch ka shkruar se këtë vit është mbyllur një Call Center në Vushtri, por nuk ka treguar arsyet pse ka ndodhur një gjë e tillë.
Po ashtu, siç merr vesh albinfo.ch, në treg funksionojnë shumë qendra të tilla që nuk janë të regjistruara, e të cilat nuk i paguajnë asnjë cent tatim shtetit. Lidhur me këtë albinfo.ch ka pyetur edhe zyrën për komunikim me media të Administratës Tatimore të Kosovës, por nga ky institucion nuk u janë përgjigjur pyetjeve të albinfo.ch.
Dyshime për pastrim të parave
Më 18 qershor Policia e Kosovës në bashkëpunim me Policinë dhe prokurorinë e Gjermanisë kishin bastisur disa Call Center në rajonin e Prishtinës dhe Ferizajt, me qëllim gjetjen e dëshmive për kryerjen e veprës penale “Pastrim të parave”.