Dënohet Vipa Chips me 500 euro gjobë për ndotje në Lumin Silnica

Pas raportimeve të qytetarëve për hedhje të mbeturinave në lumin Silnica, Inspektorati i Komunës së Vushtrrisë ka dalur në vend të ngjarjes, ka konstatuar gjendjen dhe e kanë identifikuar personin që ka hedhur mbeturinat në Lumin Silnica.

Inspektorati i Komunës i ka shqiptuar këtij shkelësi të ligjit gjobë prej 500€ si dhe e ka iniciuar rastin në Policinë e Kosovës.

Komuna e Vushtrrisë falënderon qytetarët për bashkëpunim dhe raportin të rastit. Ftojmë të gjithë qytetarët të ruajmë ambientin dhe mos e shkelni ligjin.

Reklama e sponzorizuar

Nuk do të tolerojmë askënd që të rrënojë përparimet e mëdha që Komuna e Vushtrrisë ka bërë në mbrojtje të ambientit.

Më poshtë e gjeni videon ku shihet kjo kompani duke ndotur lumin dhe vendimi për gjobitjen e kompanisë: