Driton Selmanaj, deputeti i LDK-së, ka bërë akuza të rënda për Vjosa Osmanin bashkë partiaken e tij dhe nënkryetaren e kësaj partie.
Selmanaj ka thënë se ajo është një shembull i gabuar i politik bërjes.
Ai gjithashtu ka thënë se karriera e saj është ngritur duke dalë kundër vendimeve të LDK-së.
Madje ai shkon aq larg sa që thotë se një person që nuk pajtohet me qëndrimet e një partie, “është më e udhës” të largohet nga ajo parti.
Këto Selmanaj i ka thënë në një intervistë për emisionin ‘Saktë’.