Deputeti i Vetëvendosjes: Qeveria do të bëhet më 3 shkurt

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, është shprehur i bindur se në seancën e 3 shkurtit do të votohet Qeveria Kurti.

Sipas Abrashit, deri të hënën do të arrihet një marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Reklama e sponzorizuar

“Besoj qe do të ketë marrëveshje, në fillim kemi menduar se kjo është çështje e kryer. Gjate rrugës dolën disa komplikime. E dimë që kjo çështje u stërzgjat shumë, mirëpo më mirë le të zgjatet dhe të bëhet mirë. Le të jetë një marrëveshje që shter deri në detajin e fundit, që në momentin kur të fillon punën qeveria të mos dalin probleme të tjera”, ka thënë ai. /Express/