Me ndërmjetësimin e të dërguarit të posaçëm amerikan, Richard Grenell është bërë marrëveshja për vendosjen e linjës ajrore Beograd- Prishtinë, ndërsa në horizont është edhe marrëveshja mbi rivendosjen e linjës hekurudhore në këtë relacion. Ndërsa vendosja e linjës ajrore pritet të ndodhë gjatë verës, për atë hekurudhore ende nuk dihet me saktësi.
RTS rikujton se konfliktet ndërprenë plotësisht thuajse të gjitha lidhjet midis Beogradit e Prishtinës – ato institucionale dhe infrastrukturore, transmeton Koha.net.
me fillimin e luftës ndërmjet Beogradit e Prishtinës ka funksionuar çdo ditë komunikacioni hekurudhor për udhëtarë dhe transport mallrash.
Stacioni hekurudhor i Fushë-Kosovës ishte nyja më e madhe hekurudhore në Kosovë. Ajo edhe sot duket si në vitin 1999 para fillimit të konflikteve.
Prej andej më përpara niseshin trenat dy herë në ditë në drejtim të Beogradit dhe më tutje për në Budapest. Në drejtim të jugut shkohej në Shkup dhe më tutje për në Selanik.
Hekurudhat e Kosovës sot kanë në dispozicion 9 lokomotiva.
Janë dy drejtime të mundshme që mund të shfrytëzojë hekurudha nga Beogradi në drejtim të Prishtinës, ose anasjelltas – njëra përmes Kralevës, e tjetra përmes Nishit.
Tani drejtim më i mirë konsiderohet ai Llapovo- Kralevo – Mitrovicë – Prishtinë. Në drejtimin tjetër shfaqet pengesë tuneli i shembur nga bombardimet afër Merdarit, i cili ende nuk është riparuar, që ka ndërprerë qarkullimin nëpër hekurudhë.
Për transportin e udhëtarëve dhe të mallit në relacionin Beograd-Prishtinë me vite përdoret vetëm transporti rrugor.
Konsiderohet se transporti i udhëtarëve me hekurudhë në këtë relacion do të jetë i ulët, konsiderojnë ekspertët, por për kargo transport do të kishte interesim.
Beogradi deri në Prishtinë gjatësia e hekurudhës është 360 kilometra. Mediat serbe raportojnë se transporti i udhëtarëve funksionon në linjën Kralevë – Mitrovicë, dy herë në ditë dhe plotësisht kontrollohet nga “Hekurudha e Serbisë”.