Emisari i presidentit të SHBA’së për dialogun Prishtinë-Beograd, Richard Grenell, po synon të rinisë bisedimet mes dy shteteve përmes zhvillimit ekonomik dhe investimeve të huaja në Kosovë dhe Serbi. Ditë më parë në Berlin ai ka shtyrë përpara një marrëveshje parimore mes dy palëve sa i përket hapsirës ajrore, ndërkohë të hënën me 27 janar do të shtyjë përpara edhe marrëveshjen Kosovë-Serbi për riaktivizimin e hekurudhave.
Në një intervistë të dhënë sot për tanjug, Grenell ka thënë se kompanitë amerikane të cilat dëshirojnë të investojnë në Kosovë dhe Serbi duan stabilitet, në të kundërtën emisari i Trump thotë se ato nuk do të invesojnë më në këtë rajon.
Kompanitë, vecanërisht ndërmarrjet amerikane, të cilat mezi presin të krijojnë një biznes në Kosovë e Serbi, duan stabilitet. Përndryshe ato nuk do të investojnë në të ardhmen në rajon”, ka thënë Richard Grenell, tranmeton Gazeta Express.
Përfaqësuesi Special Presidencial për dialogun Kosovë-Serbi ka treguar edhe përshtypjen e tij për vizitën tre ditore në Prishtinë e Beograd, duke thënë se e vlerëson sinqeritetin e krerëve shtetërorë në të dyja vendet.
Grenell thotë se ndjenë që dy palët e kanë kuptuar faktin se urgjencën për të zgjidhur situatën aktuale.
“Ata e kanë kuptuar ‘dritaren e vogël’ që Presidenti Trump ka hapur për ta. Unë jam shumë i kënaqur me atë që kam dëgjuar nga drejtuesit në Beograd dhe Prishtinë, deri tani”, ka shtuar tutje Grenell.
Përgjatë vizitës në Prishtinë e Beograd, Grenell ka thënë se dy palët duhet të lëvizin përpara përmes zhvillimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të reja të punës, ndërkohë kishte përsëritur që nuk është i interesuar të ndërhyjë në cështje të brendshme politike.
Dy mesazhet kryesore të Grenell nga Prishtina e Beogradi kanë qenë heqja e taksës për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, ndërkohë Serbisë sikur nga Prishtina poashtu edhe nga Beogradi i ka kërkuar të ndalë fushatën kundër pavarësisë së Republikës së Kosovës.