I dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell dhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett kanë arritur në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje.
Pas pak, ata pritet të nisin takimin me kreun e kësaj partie, mandatar për kryeministër të Kosovës, Albin Kurtin, raporton Koha.net.
Dje, Grenelli , në takim me presidentin Hashim Thaçi la një mesazh të qartë – heqjen e taksës ndaj mallrave serbe.
“Faleminderit zotëri President. Duhet të bëjmë progres – i cili përfshin heqjen e tarifave”, tha Grenell.