Një tjetër zyrtar i lartë amerikan qëndron sot në Kosovë

Zëvendës-ndihmës sekretari i SHBA-së, Jorgan Andrews do të qëndrojë sot në Kosovë për t’u takuar me përfaqësuesit e qeverisë dhe shoqërisë civile të cilët merren me çështjet e sundimit të ligjit.

Gjithashtu, Andrews do të marrë pjesë në ceremoninë e dhurimit të donacionit në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ku Byroja për Çështje ndërkombëtare të narkotikëve dhe zbatimit të ligjit (INL) dhuron pajisje me vlerë rreth 100,000.00 dollarë.

Reklama e sponzorizuar

Po ashtu, me organizim të Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) dhe Ambasadës Amerikane në Prishtinë mbahet sesion diskutimi ku do të marrë pjesë edhe Andrews.

Ky i fundit do t’i adresohet audiencës lidhur me rëndësinë e sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë në Kosovë. Ai do të ndajë vizionin e SHBA-ve lidhur me Kosovën në këtë fushë.