Haradinaj ia vazhdon mandatin drejtorit të Doganës së Kosovës

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ia ka vazhduar mandatin drejtorit të Doganës së Kosovës.

Këtë e bëri të ditur vet ai me anë të një statusi në Facebook, ku tregoi se Bahri Berishës ia besoi detyrën edhe për tre vjet të tjera, duke e lavdëruar edhe punën e tij të deritanishme.

Ky është postimi i tij i plotë:

Reklama e sponzorizuar

Në kuadër të kompetencave të mija kushtetuese e ligjore, sot, drejtorit të Përgjithshëm të Doganës së Kosovës, Bahri Berisha, i vazhdova mandatin edhe për tri vite. Z. Berisha, përgjatë shërbimit të tij në këtë pozitë ka dëshmuar profesionalizëm e korrektësi dhe me seriozitet ka kryer punët dhe përgjegjësitë e tija në këtë institucion shumë të rëndësishëm të vendit. Z. Berisha i uroj punë të mbarë edhe për vitet e tjera!”