Haradinaj: Për ndarjen e Kosovës bëhej fjalë për 50 miliardë euro dhe Trepçën si pjesë e Serbisë

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se në çështjen e temës së korrigjimit të kufijve, bëhej fjalë për 50 miliardë euro dhe Trepçën si pjesë e Serbisë.

“Bëhet fjalë për 50 miliardë euro, sepse s’ka logjikë me ia jep Trepçën Serbisë pa diçka, unë besoj që prapa këtyre skenarëve ka plot argumente”, është shprehur Haradinaj.

Reklama e sponzorizuar

Ai tha se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka ofednuar udhëheqësit e Kosovës në prani të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiqit.

“Nuk është situatë e mirë që para Vuçiqit me i ofendu udhëheqësit e Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

“Mendoj që mbajtja gjallë e kësaj teme është me një prapavijë se nuk mendoj që vjen krejt rastësisht”, shtoi Haradinaj.