Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Abdullah Hoti, në një deklarim për Radion Evropa e Lirë ka thënë se është në dorën e VV-së që ta gjejë mënyrën për themelimin e institucioneve të reja
Pavarësisht se LDK-ja është subjekti i dytë me rezultat zgjedhor, Hoti ka thënë se në takimin e fundit VV-së i është dhënë një ofertë.
“Tani gjithçka është në dorën e Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë Hoti. Në këtë kontekst, sipas tij, takimi i ardhshëm mund të bëhet nëse partia që ka dalë e para ofron zgjidhje për marrëveshje.
“Ne jemi të interesuar për takim, por vetëm për takim për marrëveshje, e jo vetëm sa për t’u takuar”, ka thënë ndër të tjera Hoti.