Zyra e ish kryetarit të Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, i prin listës së gjatë të shpenzimeve marramendëse për dreka dhe darka zyrtare vetëm gjatë gjashtë muajve të vitit kaluar, respektivisht prill-shtator 2019. Në bazë të dëshmive që ka siguruar “Front Online” shihet se për këtë qëllim ata shpenzuan 70,804 euro.
Lokalet ku zakonisht ushqyen deputetët janë ndër më të shtrenjtat në vend si: Swiss Diamond Hotel, Vela Fish, Liburnia, Tiffany, Gizi, Gagi, El Greco, Soma, Basilico… etj.
Përveç drekave e darkave zyrtare, ish deputet harxhuan edhe shuma të mëdha parash për udhëtime e mëditje.
Sipas dëshmive që ka siguruar “Front Online” shihet se 66,369 € ata i shpenzuan për udhëtime zyrtare jashtë vendit, 44,930 € i shpenzuan për mëditje të udhëtimit zyrtar jashtë vendit, 40,094 € ata i shpenzuan për akomodim gjatë udhëtimit zyrtar jashtë vendit, si dhe 6,639 € janë shpenzime tjera të udhëtimit zyrtar jashtë vendit.
Po ashtu, ish kryetari i Kuvendit së bashku me deputetet e Kuvendit gjatë gjashtë muajve të vitit që lamë pas ata i shpenzuan edhe 26,472 euro për shpenzime telefonike, deri sa për pagat e ish deputeteve për gjashtë muaj u shpenzuan1,686,003 euro / Front Online /