Kallëzim penal ndaj sekretarit të ministrisë së Mjedisit për rastin “Badovci”

Organizatat GLPS, BGF, INDEP dhe GAP sot pritet të dorëzojnë kallëzim penal ndaj sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit për veprimet e tij lidhur me rastin e ndërtimeve në hapësirën e Liqenit të Badovcit.

Kallëzimi penal do të dorëzohet pranë Prokurorisë Themelore në Prishtinë në ora 10:00.

“Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS); Balkan Green Foundation Prishtina (BGF); Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP); Instituti GAP ju fton të merrni pjesë në Konferencën për Media që do të mbahet ditën e Premte (31 janar 2020), me rastin e dorëzimit të kallëzimit penal ndaj Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) për veprimet e tij lidhur me rastin e ndërtimeve në hapësirën e Liqenit të Badovcit”, thuhet në një ftesë për media.

Reklama e sponzorizuar