Asamblisti nga Lëvizja Vetëvendosje në komunën e Prishtinës, Eman Rrahmani ka thënë se në mledhjen e ardhshme të Kuvendit Komunal, ai do të propozojë që dita e diel të jetë ditë pushimi në kryeqytet.
Sipas tij, rregullorja e re, që e diela të jetë pushim, nëse miratohet do t’iu sillte dobi dhe do të ishte në të mirën e shumë punëtorëve dhe bisneseve në Prishtinë.
“Në mbledhjen e parë të Kuvendit Komunal të Prishtinës, do të propozoj që edhe Prishtina të bëhet qytete ku nuk punohet të dieleve. Kjo do të ishte në të mirën e punëtorëve por edhe bizneseve. Një rregullore e tillë do të ishte shumë dobiprurëse për qytetin e Prishtinës”, ka shkruar tutje asamblisti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë. /Buletini Ekonomik/