Kosova importoi afër 9 milionë kilogramë molla- Prej nga erdhën?

Gjatë vitit që lamë pas në Kosovë u importua një sasia e madhe e mollëve ose afër 9 milionë kilogramë.

E vlera e tyre arrini në mbi 3 milionë euro ose saktësisht 3 milionë e 111 mijë euro, shkruan arbresh.info.

Kështu thuhet në raportin e publikuar nga Dogana e Kosovës për periudhën janar-shator 2019.

Reklama e sponzorizuar

Llojet e tyre u ndanë në ‘molla’ dhe ‘molla të tharta’.

Ndërsa vendet e origjinës së tyre janë gjithsej 8, Shqipëria, Kina, Gjermania, Greqia, Izraeli, Italia, Maqedonia e Veriut dhe Polonia.

Sasia më e madhe është importuar nga shteti fqinj, Maqedonia e Veriut. Sasia e importuar është mbi 5.7 milionë kilogramë në vlerë prej 1.6 milionë euro.

Nga Shqipëria janë importuar importuan 534 mijë kilogramë molla në vlerë 160 mijë euro, nga Polonia 1 milionë e 300 kilogramë në vlerë prej 660 mijë euro.

Ndërsa nga Kina vetëm 13 kilogramë në vlerë 110 euro./arbresh.info/