Sebastian Kurz, i cili u zgjodh për herë të dytë kancelar i Austrisë, në programin e tij qeverisës e ka përfshirë edhe Kosovën.
Në dokumentin e përgjithshëm në pesë pika përmendet përkrahja e Vjenës në çështjen e dialogut Kosovë-Serbi, liberalizimin e vizave, si dhe integrimin europian.
Në pikën e dytë theksohet mbështetja e qeverisë austriake për procesin e dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit.
“Austria do të vazhdojë ta ndihmojë në mënyrë aktive Ballkanin Perëndimor në rrugën europiane”.
“Mbështetje aktive për dialogun Beograd-Prishtinë midis Serbisë dhe Kosovës. Dialog i vazhdueshëm me vendet e Ballkanit Perëndimor (përfshirë shkëmbimin intensiv parlamentar).
“Përpjekje të mëtutjeshme për liberalizim të vizave për Kosovën”./klankosova/