Kosovarët morën 1 miliard euro kredi gjatë vitit 2019

Mbi 1 miliard euro kredi morën kosovarët gjatë vitit 2019, përgjysmë me pak para deponuan në banka.Kosovarët vazhdojnë të jenë të interesuar të marrin kredi.

Vetëm brenda 11 muajve të vitit të kalaur, vlera e kredive që kanë marrë qytetarët e Kosovës në bankat komerciale në vend ka kaluar shifrën prej 1 miliard eurosh.

Kështu konfirmojnë nga Banka Qendrore e Kosovës.Në një përgjigje për T7, nga BQK thonë se vlera e parave të deponuara është përgjysmë më pak se vlera e kredive të marra.
Pothuajse vlerë e njëjtë e parave të deponuara në bankat në Kosovë ishte edhe gjatë vitit 2018.

Reklama e sponzorizuar

Për 10 muaj bankat komerciale patën fitim neto në vlerë prej 75 milionë eurosh.Këtë fitim e konsiderojnë të lartë njohësit e ekonomisë.

Profesori i ekonomisë, Musa Limani thotë se politikat kreditore në vend janë ndër më të këqijat në rajon. Ai e sheh shqetësues faktin se shumë kredi që merren nga kosovarët janë të llojit konsumuese.Limani sugjeron qeverinë e re që të krijojë mekanizma që të ndërhyjë në politikat kreditore në vend, e të krijohen lehtësira për bizneset e qytetarët.Profesori Musa Limani, po ashtu kërkon që të rregullohet legjislacioni që mundëson kthimin fondit pensional dhe atij të privatizimit në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit dhe të ndërpritet ruajtja e tyre jashtë vendit.