Kurti në zyrën e Thaçin për mandatim

Albin Kurti ka nisur takimin me presidentin e vendit Hashim Thaçi në zyrën e tij, ashtu siç është paralajmëruar me ftesën zyrtare të këtij të fundit.

Nuk dihet nëse ky takim do të jetë vetëm konsultativ, apo Kurti do ta marrë mandatin për ta krijuar Qeverinë e re.

Negociatat me LDK-në kanë ngecur, ndërkohë që gjatë ditës Kurti ka propozuar emrin e zv.kryeministrit dhe pesë ministrave të kabinetit të tij.

Reklama e sponzorizuar

Takimi me Thaçin po mbahet me dyer të mbyllura.