Lagjja luksoze mendohet të ndërtohet vetëm 44 metra nga uji i Badovcit

Lagjja buzë Liqenit Akumulues të Badovcit është planifikuar që të ndërtohet vetëm 44 metra larg ujit.

Së paku kështu thuhet në raportin e masterplanit për planifikimin e  ndërtimit të lagjes në Badovc.

Një qytetar ka shpërndarë këtë dokument duke i shprehur i shqetësuar.

Reklama e sponzorizuar

“Dmth vetem 44 metra larg ujit kan mendu me ndertu !!( 44 metra larg e kap barku naj banor aty edhe Fup ne uje)A eshte normale kjo ?”, ka shkruar ai në “Grupi për mbrojtjen e Liqenit të Badovcit”.

Për këtë ndërtim ka pasur reagime të shumta nga shoqëria civile dhe nga politikanët.

Nëpërmjet Facebook-ut, deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka ftuar të gjitha partitë politike që të mbështesin nismën e PDK-së në kryeqytet, e cila ka thirrur seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar dhe parandaluar degradimin e hapësirës publike rreth liqenit të Badovcit.

Një grup qytetarësh kanë krijuar një peticion online në lidhje me këtë çështje dhe letra drejtuar kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi.