Lajm i mirë për konsumatorët e bankave – këto janë ndryshimet e reja për kredi

Me Ligjin e ri për mbrojtjen e konsumatorëve, janë lehtësuar disa procedura sa i përket konsumatorëve të sektorit bankar, thuhet në raportin e fundit të Institutit GAP, “Mbrojtja e konsumatorëve në sektorin bankar”, përcjell Buletini Ekonomik.

Në rast se kredimarrësit dëshirojnë të shlyejnë kredinë para afatit të maturimit, sipas ligjit, kredidhënësit duhet që brenda 15 ditëve të kompletojnë procedurat e mbylljes së kredisë.

Në ligjin e kaluar nuk kishte një afat kohor për mbylljen e kredisë. Gjithashtu, është ulur tavani i kompensimit për kredidhënësit ku kompensimi i tyre në rast të shlyerjes së parakohshme të kredisë nga kredimarrësi, afati i maturimit të të cilave është mbi një vit, nuk kalon 1 për qind të shumës së kredisë së paguar para afatit.

Reklama e sponzorizuar

Në ligjin e vjetër lejohej kompensimi prej 2 për qind. Ngjashëm është ulur kompensimi për kreditë e shlyera para kohës që kanë afat të maturimit nën 1 vit nga 1% në 0.5%. /Buletini Ekonomik/