Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i ka dërguar me shkrim propozimin e tyre Vetëvendosjes pas kërkesës së kryetarit Albin Kurtit që t’i kthejë përgjigjën për ofertë që Vetëvendosje dje i dërgoi.
Sipas zëdhënësit të LDK-së, Besian Mustafa, LDK i ka dërguar propozimin e vjetër të 8 janarit që e kanë shpalosur edhe verbalisht në takim, njofton Klan Kosova.
“Sot, kryetari i LDK-së z. Mustafa, me kërkesë të kryetarit të LVV-së z. Kurti, i ka dërguar me shkrim propozimin e LDK-së të shpalosur verbalisht në takimin e 8 janarit 2020”.
Propozimi i 8 janarit i LDK-së ishte ndarja e ministrive 5 me 5, kryekuvendari dhe presidenti.