I pari i Doganës së Kosovës ka thënë se nga Shqipëria në Kosovë në vitin 2019, janë importuar 10 për qind më shumë mallra se në vitin 2018.
Masat mbrojtëse ndaj Serbisë dhe ndaj Bosnjë e Hercegovinës kanë prodhuar luftën kundër kriminalitetit ndërkufitar dhe kontrabandës me mallra, posaçërisht të atyre produkteve që janë përpjekur të kontrabandohen nëpër rrugë malore me sasi të vogla dhe me vetura. “Gjatë vitit 2019 janë regjistruar mbi 300 raste të kontrabandimit të mallrave”, ka thënë ai.
I pari i Doganës së Kosovës ka thënë se nga Shqipëria në Kosovë janë importuar në vitin 2019 mallra në vlerë prej 270 milionë eurosh e që është 10 për qind më shumë se në vitin 2018, derisa nga Kosova në Shqipëri janë dërguar mallra në vlerë prej 80 milionë eurosh, derisa ka shtuar se është rritur eksporti në tregun evropian. “Ekzistojnë kompani që kanë realizuar eksport të mallrave në vlerë prej 1 milion eurosh, por tani eksportin është 1.3 milion euro, kështu që për kompanitë kosovare është tregues i mirë, sepse kanë arritur që produktet e tyre të gjenden në tregun e jashtëm posaçërisht pijet, ushqimi, dyer e dritare dhe prodhime tjera”, ka thënë Berisha, i cili për fund ka bërë të ditur se për shkak të mosmiratimit të buxhetit për vitin 2020 Dogana nuk ka ndonjë projekt preciz të të hyrave për vitin 2020.
Në anën tjetër drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë ka thënë të hënën se Serbia ka filluar realizimin e programit “Srbija 2025” në Kosovë me ndarjen e 150 milionë eurove për projekte të ndryshme. “Gjatë vitit të kaluar (2019) me iniciativën e presidentit Vuçiq dhe në bashkëpunim të plotë me qeverinë, Zyrën për Kosovën dhe institucionet tjera ka filluar në Kosovë realizimit i 348 projekteve për ndihmë popullit tonë në Kosovë. Qëllimi ynë është që në periudhën e ardhshme të jemi pranë secilit serb, i cili ndihet qytetar serb në Kosovë. E dimë mirë se sot lufta për Serbinë në Kosovë është luftë për njerëzit”, ka deklaruar Gjuriq.