Visar Krasniqi nga kompania “Vlora”, po pretendon se komuna e Istogut i eliminoi nga gara për tendin “Pajisja e klubeve sportive me rekuizita”, ndonëse sipas tij kompania që përfaqëson ai ka plotësuar të gjitha kriteret e dosjes së tenderit.
Në seancën e Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) të cilën e ka monitoruar “Front Online” Krasniqi ka thënë se Autoriteti Kontraktues (AK), komuna Istog ka eliminuar kompaninë tonë edhe pse kemi plotësuar te gjitha kriteret e parashtruara ne njoftimin për kontrate dhe ne dosjen e tenderit. “Bazuar në dispozitat ligjore të nenit 72 të Ligjit të Prokurimit Publik (LPP) dhe nenit 39 te UOPP-se dokumentet për te cilat AK na ka eliminuar ligji e obligon qe te na kërkojë sqarime shtese dhe duke mare parasysh se ekzistenca e këtyre dokumenteve është para datës se fundit për dorëzimin e ofertave AK është dashur ti pranoje si valide. Nder te tjera kontratat mes distributorit i cili ka autorizuar kompaninë tone për këtë projekt dhe prodhuesit nuk ka qene kriter te dorëzohen me oferte por ne i kemi ofruar di dëshmi shtese relevante. Neni 52.3 dhe 56.3 obligojnë AK qe vlerësimin e ofertave te bëjnë bazuar vetëm ne kritere te matshme te cilat me pare kane qene te parashtruara ne njoftimin për kontrate dhe ne dosjen e tenderit.
Duke mare parasysh se dëshmitë/kontratat mes prodhuesit e distributorit nuk kane qene kërkesë ne dosjen e tenderit AK para se te vendos për eliminimin e kompanisë sonë është dashur fillimisht te kërkojë sqarime konform dispozitave ligjore te lartcekura” ka thënë ai, raporton “Front Online”.
Sipas tij, shkelje tjetër procedurale të cilën AK ka bërë gjatë zhvillimit të këtij aktiviteti të prokurimit është se ka nxjerre njoftimin për dhënie te kontratës pa skaduar afati për ankese ne OSHP.
“Oferta e OE të rekomanduar për kontratë nga AK është 100% me e shtrenjtë se oferta e kompanisë sonë duke mare parasysh edhe këtë fakt AK fillimisht është dashur te kërkojë sqarime shtese nga kompania jone pasi qe nenet 1 dhe 6 te LPP-se obligojnë AK qe fondet publike ti shfrytëzojë ne mënyrë racionale dhe ekonomike” ka thënë ai, raporton “Front Online”.
Në anën tjetër Zizë Bujupaj nga komuna e Istogut në seancën e OSHP-së ka thënë se kompania ankuese nuk ka plotësuar kriteret e dosjes së tenderit. Sipas saj kompania në fjalë në mesin e dokumenteve ka pasur edhe një autorizim me afat të skaduar. “Kompania Vlora në mesin e dokumenteve të dorëzuara ka një autorizim nga një kompani tjetër ‘Vlera Sport’ e cila është përfaqësuese ekskluzive për Kosove e brendeve Stag dhe Dafron. Këto autorizime janë nga kompania Tetra dhe Stag për kompaninë Vlera te cilave afati iu ka skaduar në vitit 2017. Gjithashtu OE ne fjale ka ofruar 2 Katalogë nga Stag dhe një nga Shaf te cilat nuk i mbulojnë të gjithë artikujt që janë kërkuar” ka thënë ajo.
Gjatë prezantimit në seancë Ekspertja Shqyrtuese Hafseje Zejnullahu deklaroj tha se qëndron mbrapa raportit të saj dhe kërkoj të mbetet në fuqi vendimi i Autoritetit Kontraktues
Në fjalën përfundimtare përfaqësuesi i Operatorit Ekonomik ankues kërkoi nga Paneli Shqyrtues që të aprovojë ankesën e kompanisë si të bazuar dhe lënda të kthehet ne ri-vlerësim.