Mustafa: S’mund të them se i garantoj 28 votat e LDK-së për Qeverinë Kurti

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se kërkesa e tyre ndaj Lëvizjes Vetëvendosje që ta kenë pozitën e Kryeparlamentarit nuk është vetëm tek i tyre.

“Është bindje e LDK-së që në çdo vit të qeverisjes duhet ta ketë përfaqësuesin e vet në shtyllat kryesore të shtetit. S’kemi kërkuar ta kemi Kryeministrin sepse e kemi pranuar rezultatin e zgjedhjeve”.

“Deri te zgjedhja e Presidentit, Vetëvendosje duhet ta ketë Kryeministrin, ne Kryeparlamentarin, që edhe jashtë të duket se jemi partnerë. Në moment që vjen zgjedhja e Presidentit do t’ua lirojmë pozitën e Kryetarit të Kuvendit”.

Reklama e sponzorizuar

“Nuk instruktojmë deputetët që t’i ngisin gishtat me çdo kusht. Sepse nuk i kanë ngritur as kur kam qenë unë kandidat për Kryeministër. Nuk mund të them se unë i sigurojë 28 vota për këtë, por jemi të vullnetit që të bëhet qeveria”.