Romë, 8 janar – Nafta Brent pësoi një rritje të ndjeshme pas sulmit iranian kundër bazës ushtarake irakiane të Erbilit, ku janë vendosur trupat amerikane, transmeton atsh raportimin e ANSA-s.
Nafta europiane bruto arriti në 71,7 dollarë për fuçi, një rritje prej më shumë se 5% dhe më pas u stabilizua duke arritur në 69 dollarë në mëngjes.
I njëjti fat edhe për WTI amerikane që arriti mbi 65 dollarë duke u rikthyer menjëherë në 63 dollarë për fuçi nafte.
Edhe çmimi i arit arriti gjithashtu nivelet më të larta që prej shtatorit 2012 duke u shitur me 1 611 dollarë për onc.
Çmimet e arit u ulën më pas në 1 593,86 dollarë për onc.
Megjithatë, tregjet e këmbimit lëvizën me euron duke e shkëmbyer me 1,1150 dollarë dhe 1,1144 dollarë pas mbylljes së Wall Street dje në mbrëmje dhe 120,86 jenë.