Banorët e Syriganës së Skenderajt, ankohen se ende pa përfunduar ndërtimi i rrugës, asfalti është prishur.
Ende pa përfunduar asfaltimi në tërësi i rrugës Runik deri te Kisha, kanë filluar telashet për banorët e Syriganës së Skenderajt.
Shtresa e re e asfaltit duket të mos jetë fort e qëndrueshme.
Madje për banorët nuk është e vështirë as ta ilustrojnë një problem të tille.
Sipas Kapllan Sinanit, banor i fshatit Syriganë, projekti i asfaltimit të kësaj rruge është i dështuar.
Ai thotë t’i ketë njoftuar institucionet përkatëse qysh gjatë fazës së punimeve që cilësia nuk është e duhura.
Sipas Sinanit intervenimi veçse e ka vështirësuar situatën.
Njëjtë mendon edhe Lahë Halitaj. Sipas tij punimet janë kryer brenda tri ditëve.
Kryetari i Syriganës, Bahtir Demiri tha se kanë lajmëruar institucionet përkatëse që rruga nuk është r shtruar mirë.
Demiri shpreson që faza e dytë e punimeve do të përmirësojë diçka.
Televizioni T7 ka provuar të marr sqarime nga Komuna e Skenderajt për këto probleme me rrugën në Syriganë. Por, një gjë e tillë ka qenë e pamundur gjatë së shtunës.