Në seancën për Liqenin e Badovcit Kuvendi Komunal i Prishtinës ka marrë vendim të pezullojë Planin Zhvillimor Komunal për zonën një, dy dhe tre deri në nxjerrjen e dokumenteve tjera të planifikimit.
Po ashtu, u miratuan edhe dy rekomandime ndaj komunës, ai për anulim të kushteve të ndërtimit dhe ai për nisjen e procedurave qe pjesë të Liqenit të bëhen pjesë e peisazhit të njohur të Gërmisë, raporton KTV.
Kryetari Ahmeti ka thënë se këto rekomandime dhe ky vendim nuk prodhojnë kurrfarë zgjidhje ligjore.
Këshilltarët komunal, ndonëse vlerësuan se nuk ka bazë ligjore për këto vendime, të njëjtit kanë votuar pro miratimit të tyre.