Sa shtetas të huaj jetojnë në Gjermani?

Gjermania ka aq shumë të huaj, saqë mund të krahasohet me popullatën e një vendi të mesëm evropian. Kështu, popullsia e huaj e Gjermanisë korrespondon përafërsisht me popullsinë e Belgjikës ose të Greqisë.

Është bërë e ditur se një numër rekord të huajsh po jetojnë në Gjermani, sipas Zyrës Federale të Statistikave (Destatis), përcjell albinfo.ch.

Sipas një raporti thuhet se në revistën e lajmeve “Der Spiegel”, në regjistrin qendror të të huajve në fund të shtatorit u paraqitën detajet e 11,1 milion personave.

Reklama e sponzorizuar

Duhet theksuar se në fund të vitit 1990 kishte 5,3 milionë të huaj të cilët jetonin në Gjermani, ndërsa në fund të vitit 2008 kjo shifër arriti në 6,7 milionë.

Ndërkohë në fund të vitit 2018 në Gjermani u regjistruan 10,9 milionë të huaj, 43,9% e të cilëve ishin nga vende të tjeraa të BE-së dhe 13,5% ishin me nënshtetësi turke. /Albinfo.ch.