Sa kosovarë jetojnë në Zvicër?

Sipas këtij raporti, në Zvicër më së shumti të huaj ka nga Italia, Gjermania dhe Portugalia, duke u ndjekur nga Franca, Kosova, Spanja dhe Turqia.

Në Zvicër jetojnë 2.1 milionë persona të huaj. Në shtetin helvetik janë 122 grupe të mëdha të të huajve.

Reklama e sponzorizuar

Me një popullsi të përgjithshme prej 8.526 milionë banorë, kjo përbën 25% të të huajve, përcjell albinfo.ch.

Në bazë të këtyre të dhënëve, Zvicra është me të vërtetë një shembull kryesor i integrimit të suksesshëm.

Shumica e të huajve në Zvicër (85.9%) janë nga Evropa. Pastaj janë nga Azia, Afrika, Amerika dhe Oqeania.

Sipas këtij raporti, në Zvicër më së shumti të huaj ka nga Italia, Gjermania dhe Portugalia, duke u ndjekur nga Franca, Kosova, Spanja dhe Turqia, përcjell tutje albinfo.ch.

Pra, në bazë të raportit, shtetasit nga Kosova renditen në vendin e pestë me 113 380 banorë.

Qytetarët e Shqipërisë në Zvicër janë vetëm 1916, derisa Shqipëria është e 70-ta në këtë listë.

Maqedonia është në vendin e tetë, derisa Serbia në të nëntin.

Renditja