Sejdiu: Shumica e mjekëve po ikin për në Gjermani

Fluksi i ikjes së mjekëve nga Kosova vit pas viti vlerësohet të jetë i lartë. Pagat e ulëta e mospunësimi janë arsyet kryesore që po shtyjnë mjekët ta lëshojnë vendin.

Mbi 650 mjekë thuhet të jenë të papunë në vend, derisa institucionet publike shëndetësore vazhdojnë të kenë mungesë të tyre, shkruan sot gazeta Zëri.

Derisa Kosova ka nevojë për punëtorë shëndetësorë, shumë prej tyre po marrin rrugën për në shtetet tjera, kryesisht në Gjermani. Kjo për shkak se kushtet e punës e po ashtu edhe pagat që po u ofrohen atje janë shumë më të mira se në vend.

Reklama e sponzorizuar

Disa herë është alarmuar se Kosova në një të ardhme të afërt do të mbetet pa punëtorë shëndetësorë.

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, në një intervistë për gazetën “Zëri” ka thënë se gjatë vitit të kaluar mbi 100 mjekë kanë kërkuar certifikatat e pastërtisë etiko-profesionale në këtë Odë.