Shëndetësisë së Kosovës nuk i mjaftuan as 234 milionë euro për t’u shëruar

Ndonëse buxheti për shëndetësi i vitit të kaluar ka qenë më i madhi që ka pasur ky sektor, qytetarët është dashur prapë t’i blejnë vetë barnat e materialet shpenzuese, që nga fashat, gjilpërat e dorëzat.

234 milionë euro, të ndara për shëndetësi, nuk plotësuan të gjitha nevojat në këtë sistem. Edhe gjatë vitit të kaluar institucionet publike shëndetësore u ballafaquan me mungesë të barnave e të aparaturave. As në vitin 2019 nuk u plotësuan të gjitha premtimet e dhëna për pacientët e për mjekët, shkruan sot gazeta Zëri.

234 milionë euro, sa janë ndarë vitin e kaluar për shëndetësi, nuk kanë arritur ta shërojnë sistemin shëndetësor në vend. Pavarësisht disa furnizimeve me aparatura, edhe viti që lamë pas është përcjellë me mungesë të barnave esenciale e me probleme të tjera. Edhe më tej qytetarët janë pa sigurime shëndetësore, të cilat u premtuan nga katër ministrat e kaluar të shëndetësisë. Ndonëse buxheti për shëndetësi i vitit të kaluar ka qenë më i madhi që ka pasur ky sektor, qytetarët është dashur prapë t’i blejnë vetë barnat e materialet shpenzuese, që nga fashat, gjilpërat e dorëzat.

Reklama e sponzorizuar