Të hyrat nga tatimet rriten për 47 milionë euro

Drejtori i përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj, në një konferencë për medie ka prezantuar raportin vjetor të punës së ATK-së për vitin 2019.

Sipas të dhënave të prezantuara të hyrat nga tatimet në vitin e kaluar kanë qenë 504.5 milionë euro, krahasuar me 456.7 milionë euro sa kanë qenë në vitin 2018, transmeton Koha Ditore.

Rritje ka shënuar edhe vlera e kontributeve pensionale, ku nga 163 milionë euro sa ka qenë në vitin 2018, ka arritur në 188 milionë në vitin 2019.

Reklama e sponzorizuar