Pak minuta më parë një tërmet është regjistruar në Kosovë.
Sipas faqes për LastQuake një tërmet me magnitudë 2.9 shkallë të Rihterit është regjistruar 53 kilometra në jugperëndim të Prishtinës, 10 kilometra në verilindje të Prizrenit, konkretisht në Gjinoc të Suharekës.
Kujtojmë se edhe gjatë javës së kaluar Kosova është goditur nga një tërmet 3.8 shkallësh.