VV e LDK nesër takohen në prani të ambasadorëve të Quint-it

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se as sot nuk është arritur marrëveshja me Lidhjen Demokratike të Kosovës, por kanë paralajmëruar për një takim ditën e nesërme në prani të ndërkombëtarëve.

“Sot pasdite, në Kuvendin e Kosovës u mbajt edhe një takim ndërmjet LVV dhe LDK. Nuk u arrit marrëveshja. Palët u pajtuan që nesër të zhvillohet një takim tjetër bashkë edhe me ambasadorët e Quint-it në Prishtinë si dhe me Shefen e Misionit të BE-së. Kanë mbetur edhe tetë ditë deri në skadimin e afatit kushtetues për koalicionin qeverisës”, ka njoftuar VV.