Punëtorët e KEDS-it kapen mat duke marrë ryshfet, arrestohen nga policia

Policia e Kosovës ka arrestuar dy punëtorë të KEDS-it pasditën e djeshme në rrugën “Besnik Lajqi” në Pejë.

Siç njofton Policia, ata janë kapur në flagrancë duke ia marrë një personi nga 100 euro ryshfet, shkruan  Sinjali.

Reklama e sponzorizuar

Ata janë intervistuar nga Policia.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, punëtorët e KEDS-it janë dërguar në mbajtje.